Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metoda më e fuqishme për t’i larguar strijat e shtatzënisë

Femina 26/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zakonisht strijat duken si plagë dhe lëkura në atë zonë është e hollë. Kjo ndodh për shkak se shtresa e lëkurës e quajtur epiderma rritet me shpejtësi duke e lejuar atë të shtrihet, por shtresa e poshtme, derma mungon kështu që ajo ndahet.

Shenjat e strijave ose shtrirjes kuptohen që nga emri, shenja që shkaktohen nga shtrirja e lëkurës shumë shpejt. Ato mund të paraqiten kur dikush fiton peshë dhe më pas dobësohet menjëherë.

Jo të gjitha strijat duken të njëjta. Disa janë të purpurta, disa janë të kuqe, dhe disa të tjera janë ngjyrë kafe në të kuqe. Por me kalimin e kohës ato zbehen dhe mbeten ngjyrë të bardhë.

Ky krem ​​i thjeshtë do t’ju ndihmojë të bëni ato shenja të zbehen dhe të vishni rrobat epreferuara sërisht.
Është bërë nga dy përbërës që mund t’i keni në dorë: Aloe Vera dhe vaj ulliri.

Aloe Vera
Bima Aloe Vera ka gjethe që janë të trasha, xheli i të cilave është përdorur për trajtimin e lëkurës për shekuj me radhë për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme shëruese. Ajo siguron lagështi në lëkurë, por gjithashtu një ngarkesë ushqyese. Aloe Vera përmban vitaminë C, beta-karotene dhe vitaminë E.

Vitamina E shpejton shërimin, por duke e vendosur drejtpërdrejt në lëkurë në formë të koncentruar mund të shkaktojë dermatit kontraktues, duke lënë skuqje e cila është më e keqe se shenjat e strijave.

Si pjesë e xhelit Aloe Vera, nuk e bën këtë. Vitamina C, një antioksidant ashtu si vitamina E, ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit duke reduktuar irritimet dhe acarimet e lëkurës, shkruan Femina.al, transmeton Gazeta Shneta.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është shumë i mirë sepse ndihmon në eliminimin e inflamacionit, që do të thotë se shumica e njerëzve mund ta përdorin atë pa pasur ndonjë reaksion të lëkurës.
Antioksidantët në vajin e ullirit përshpejtojnë procesin e shërimit dhe ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar.

Përbërësit që ju nevojiten:
– Xhel Aloe Vera
– Vaj ulliri
– 6 Kapsula Vitamina E

Përgatitja:
Hidhni në një enë gjysmë filxhan vaj ulliri dhe një filxhan xhel Aloe Vera. Përziejini të dyja dhe më pas shtoni 6 kapsula të vitaminës E dhe përziejini të gjitha bashkë derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni këtë krem në vendin ku keni strija. Rezultatet do t’i vini re që në javen e parë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFlet mamia Razije Musa për gabimin që po bëjnë nënat me fëmijët 1 vjeç +
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini rreth moshës së grave dhe fertilitetit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.