Qendra Emergjente në Drenas ka pasur një numër rekord vizitash në 24 orët e fundit.
Në këtë qendër, trajtim kanë kërkuar 310 persona në ditën e fundit, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e bën të ditur Dr Halit Bujupi, pjesë e kësaj qendre, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai bën me dije se 90 % e vizitave nuk kanë qenë për emergjencë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur fatalitet.
Ndryshe, muaj më parë, drejtimin e Komunës së Drenasit e morri Ramiz Lladrovci nga radhët e PDK-së. /Gazeta Shneta/