Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Formohet kryesia e re e SHOGJK-së, konstatohet se Kuvendi ku u zgjodh kryetari i ri ishte i rregullt

Lajme 28/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është formuar sot kryesia e re e Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, ku është konstatuar se mbajtja e Kuvendit ku u zgjodh kryetari i ri, ishte në pajtim me statutin e shoqatës.

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka formuar sot strukturat e reja udhëheqëse. Në kryesi të Shoqatës janë vendosur 18 specialistë nga tre nivelet e institucioneve shëndetësore në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Flora Belegu, Selman Demolli, Jakup Ismajli, Albana Gashi, Curr Gjocaj, Brikene Daci-Elshani, Vlora Ademi-Ibishi, Fatos Muhaxhiri, Hana Bejiqi, Driton Prenaj, Bajram Syla, Bajram Drevinja, Vjollca Kosumi, Tefik Dermaku, Samuni Loxha, Ahmet Sllani, Xhumret Piraj dhe Petrit Pupa, janë anëtarët e ri të kryesisë së SHOGJK-së.

Ndërkaq Fehmi Ahmeti, Sueda Latifi-Hoxha dhe Blerim Feka janë propozuar për nënkryetar, ndërsa Sekretar Memli Morina dhe Arkëtar Astrit Gashi. Sekretaria do të përbëhet nga Arianit Sherifi, Gent Sopa dhe Gojar Ferati. Këto struktura të reja do të votohen nga kuvendi në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Gazeta Shneta është njoftuar nga Shoqata se kryesia ka diskutuar edhe kontestimet e mbajtjes së kuvendit të datës 23 tetor. Kujtojmë se më 23 tetor është mbajtur kuvendi për zgjedhjen e kryetarit ku garuan Prof. Shefqet Lulaj dhe Dr. Naser Rafuna. Ky i fundit u zgjodh kryetar i ri me 30 vota, kundrejt Lulaj i cili mori 25 vota.

Lulaj e kundërshtoi dhe nuk i pranoi rezultatet. Ai në një deklaratë për Gazetën Shneta tha se kuvendi nuk ishte i rregullt pasi shumica e pjesëmarrësve nuk kishin paguar anëtarësinë në Shoqatë, gjë që sipas tij i bënte jo legjitim për të votuar.

Por Komisioni Zgjedhor, sipas njoftimit nga Shoqata, ka konstatuar ecurinë e rregullt të kuvendit. Ata kanë deklaruar se në kuvend ka pasur kuorum të mjaftueshëm me 55 anëtarë të cilët kanë votuar mënyrën e votimit të fshehtë si dhe kanë përfaqësuar tre nivelet e institucioneve publike si dhe ato private.

Nga Shoqata kanë deklaruar se nuk do të ketë përsëritje të kuvendit për zgjedhjen e kryetarit, por kuvendi do të mblidhet për të votuar strukturat e reja.

Strukturat e vjetra të SHOGJK-së ende nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin si dhe zyrën e cila gjendet në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjihuni me tre faktorët që shkaktojnë dhimbje gjatë ovulimit te gratë
Artikulli i rradhës Vitia: Është përfolur se unë i kam 20 të dashura, kjo më ka lënduar shumë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.