Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Është përfolur se unë i kam 20 të dashura, kjo më ka lënduar shumë

Lajme 29/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tash e disa kohë është përfolur se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, nuk ka raport të mirë me gruan e tij.

Madje është përfolur edhe për një divorc mes tyre.

Ai ka mohuar të gjitha këto, dhe ka ironizuar duke thënë: “kam dëgjuar se unë i kisha edhe 20 të dashura”.

“Është folur për shumë gjëra dhe janë përmendur shumë emra, prandaj po them 20 e më shumë. Kjo është një çështje që më ka lënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time jashtëzakonisht shumë”, u përgjigj ai në Rubikon të Klan Kosovës.

“Nuk ka asgjë të vërtetë që është qarkulluar, por këto janë absolutisht shpifje dhe më kanë lënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time”

Vitia tha se nuk ka parë asnjëherë në skenën politike që të bëhet një fushatë e tillë, duke thënë se shpesh herë ka qenë edhe i mllefosur.

“S’e kam pritur të bëhet një fushatë e tillë denigruese, me shpifje, me goditje nën brez e me shpifje të cilat përkundër tentimit të uljes së autoritetit as në ëndrrën më të keqe nuk do të kisha mundur të mendoj se do të bëja për dikë tjetër në këtë mënyrë”.

Ndërsa, sa i përket asaj se pse nuk ka reaguar bashkëshortja e tij, Vitia tha se ajo nuk ka pse të reagojë për, siç i quan ai, llafe nëpër kafene.

“Për çfarë të reagojë bashkëshortja ime? Për fjalët në kafene? Asnjëherë nuk ka pasur asnjë artikull përveç fjalëve që janë shpërndarë në mënyrë sistematike nga persona të caktuar, me të vetmin qëllim, dëmtimin e personalitetit tim për arsye se kam qenë kandidat për kryetar të Prishtinës”.

Artikulli paraprakFormohet kryesia e re e SHOGJK-së, konstatohet se Kuvendi ku u zgjodh kryetari i ri ishte i rregullt
Artikulli i rradhës Hajnat ‘gdhendin’ shifra në trupin e gruas së mjekut nga Prizreni dhe i vjedhin arin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.