Gjinekologu i Spitalit Amerikan në Kosovë Dr. Goksu Goç ka treguar një rast mjaft interesant për lindjen e një foshnje me antitrupa kundër Covid-19.
Foshnja vetëm një ditëshe është testuar dhe ka rezultuar pozitive me Antitrupa kundër virusit Sars-Cov-2, pasi nëna e saj Gresa Elezi ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
“Cdo kush mund te vaksionohet, ju rekomandoj te gjithe shtatezenat te vaksionohen.. Sic e shihni edhe tek foshnjet e juaja do te prodhoje antitrupa, edhe ato do te jene te mbrojtura fale jush!”, ka shkruar gjinekologu Goç.
Në Kosovë është rekomanduar edhe më parë vaksinimi i grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse, pasi sipas mjekëve nuk ka asnjë efekt anësor tek fëmijët. /Gazeta Shneta/