Në qendrën e vaksinimit në Podujevë nuk respektohen terminet për vaksinim nga platforma eKosova e cila është nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gazetari Arton Mulliqi ka shkuar sot për të marr vaksinën në QVC Podujevë pasi kishte caktuar terminin, por ky termin nuk i vlejti asgjë pasi stafi i tha të marr një numër në këtë qendër e të pres, transmeton Gazeta Shneta.
“Une: a nuk vlene termini qe eshte ba online a?”
“Ajo: jo po me vjen keq, merre numrin, shko prit ne rend derisa te therrasin! Para meje ishin edhe 150-200 veta”, ka shkruar Molliqi në Facebook.
Ai ka thënë se për shkak të pritjes së gjatë në rend dhe pa respektuar terminët nga platforma eKosova, një numër i qytetarëve janë kthyer mbrapsht duke refuzuar të vaksinohen për shkak të irritimit. /Gazeta Shneta/