Ka ndërruar jetë një punëtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Xhevat Aliu.
Lajmin e ka bërë të ditur vet spitali përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se Aliu kujtohet sot si një person me vlera dhe një punëtor i vyeshëm i spitalit.
Lexoni postimin e plotë:
E nderuara familje Avdiu,
Të nderuar pjesëmarrës,
Jemi mbledhur sot së bashku në këtë mbledhje për të nderuar dhe për të kujtuar vlerat, punët dhe personalitetin e njërit nga punëtorët e vyeshëm të Spitalit, z. Xhevat Avdiu, i cili dje u nda fizikisht nga jeta e përkohshme për të lënë pas familjen e tij, kolegët, miqtë dhe farefisin, të cilët do të jenë krenar me kujtimet që në vazhdimësi do ti ruajnë dhe do ti kultivojnë për të.
Xhevat Avdiu, ka lindur me 5 janar të vitit 1961 në Krasmirovcë të Skenderajit. Pas përfundimit të shkollës fillore, shkollën e mesme “Muharrem Bekteshi e ka kryer në Vushtrri, ndërsa më pas ka përfunduar edhe fakultetin juridik. Xhevat Avdiu, krahas kësaj ka ndjekur shumë trajnime profesionale nga organizata vendore dhe ndërkombëtare që ndërlidhen me punën e tij dhe me zhvillimin e vazhdueshëm të personalitetit të tij. Xhevati, është punësuar në Spitalin “Sheikh Zayed” që nga fillet e punës së këtij Spitali dhe ka punuar me përkushtim, disiplinë e vetëmohim për 18 vite në këtë Spital.
Ai si sot ashtu edhe në të gjallë e ka gëzuar respektin e punëtorëve të Spitalit. Si nga kolegët e vjetër ashtu edhe nga kolegët e ri, Xhevati do të kujtohet për respektin që ju ka ofruar të gjithëve, afërsinë e tij me të tjerët dhe bashkëpunimin e ngushtë që e ka pasur me të gjithë.
Dhe në fund, trupat tonë janë përkohshëm që udhëtojnë deri në caktimin e tyre të fundit i cili është i pa shmangshëm dhe i pandryshueshëm, por, para së gjithave e mbi të gjitha është dhe mbetet ajo që lëmë pas. Xhevati ka lënë pas katër fëmijë të cilët janë të arsimuar e shkolluar dhe në rrugë për të qenë njerëz të dobishëm për shoqërinë dhe vendin tonë ashtu siç ishin gjatë këtyre ditëve të vështira me babën e tyre!
Zoti i Madhërishëm e mëshiroftë, kolegun tonë dhe familjarin tuaj, Xhevatin.