Një foshnje tre ditëshe vdiq në spital pasi nëna e tij kontraktoi koronavirusin.
Nëna e Coolio Carl Justin Morgan testoi pozitive për Covid-19 para se të lindte, transmeton Gazeta Shneta.
Foshnja lindi me rrahje të ulëta të zemrës por ai nuk mundi të mbijetonte. Shkaku kryesor i vdekjes u rendit si encefalopati ishemike hipoksike e rëndë.
Asnjë ekzaminim pas vdekjes nuk u krye dhe korrespodenti u kërkoi oficerëve të tij që të shqyrtojnë rrethanat e vdekjes më vonë.
Por, në anën tjetër nuk ka prova që tregojnë se gratë shtatzëna kanë më shumë të ngjarë të marrin koronavirusin sesa popullata e përgjithshme.
Sidoqoftë, për shkak të ndryshimeve në sistemin imunitar është spekuluar se gratë shtatzëna mund të jenë më të prekshme ndaj një infeksioni të rëndë. /GazetaShneta/