Para pak kohe foshnja Abi Peters e lindur në javën e 23-të, iu nënshtrua një operacioni për të cilin mjekët dhanë më pak se 10 për qind mundësi që të shpëtojë. Por, Abi u bë foshnja e parë që i mbijetoi një operacioni të tillë.
Shifrat tregojnë se 70 për qind e bebeve të lindura në javën e 23-të kanë mbijetuar në disa spitale, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Tani ky rast po merret si shkas për të kërkuar ndryshimin e Ligjit të Abortit pasi po konsiderohet si i vjetruar. Kjo pasi në shumë spitale janë nënshkruar aborte në javën e 24-të.
Ligji kërkon që të gjitha abortet në Britaninë e Madhe të nënshkruhen nga dy mjekë, të cilët duhet të pajtohen në ‘mirëbesim’, që vazhdimi i shtatzënisë mund ta dëmtoj shëndetin e nënës.
Por problemi është se në Spitalin ‘Marie Stopes’, janë gjetur nënshkrime të aborteve pa u takuar fare doktorët me gruan, por duke u bazuar vetëm në disa shkresa.
Kufiri i abortit sipas këtij ligji është në javën e 24-të dhe tani pas mbijetesës së dy foshnjave në javën e 23-të po kërkohet që ky limit të rivlerësohet.
Rreth 50 vjet pas krijimit të këtij akti, shkenca ka përparuar me të madhe dhe asaj kohe nuk është menduar se do të kryhen rreth 200 mijë aborte në vit në Britaninë e Madhe, shkruan Daily Mail. /Gazeta Shneta/