Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnjet kanë kocka më shumë se të rriturit, si shpjegohet kjo dukuri sipas studimeve

Jetë 24/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet kur shikoni një fëmijë të vogël të porsalindur, por që mund të ketë 300 kocka – dhe ato kocka po rriten dhe ndryshojnë formë çdo ditë.

Të rriturit, nga ana tjetër kanë 206 kocka, të cilat përbëjnë rreth 15 përqind të peshës së tyre trupore shkruan Healthline, përcjell Gazeta Shneta.

Prisni – me të vërtetë u tha atje lart se foshnjet kanë gati 100 kocka më sesa të rriturit? Si është e mundur kjo?

Le të shohim më nga afër se si shpjegohet kjo mospërputhje:

Procesi i zhvillimit të kockave quhet ostifikim. Në të vërtetë fillon rreth javës së tetë të zhvillimit embrional – goxha e jashtëzakonshme!

Dhe kështu, gjatë lindjes – shumë prej eshtrave të foshnjës tuaj janë bërë tërësisht nga kërci, një lloj indi lidhës që është i ashpër, por fleksibël.

Disa nga eshtrat e vogëlushit tuaj janë bërë pjesërisht nga kërci për të ndihmuar mbajtjen e foshnjës bukur, mirë, e të lakueshme.

Ndërsa, fëmija juaj rritet, shumica e pjesës së kërcit do të zëvendësohet nga kocka aktuale.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Por ndodh diçka tjetër, e cila shpjegon pse 300 eshtra gjatë lindjes bëhen 206 eshtra nga mosha e rritur.

Shumë prej eshtrave të foshnjës tuaj do të shkrihen së bashku, që do të thotë se numri i eshtrave do të ulet.

Hapësira që ndan skajet e dy kockave që përfundimisht bashkohen është gjithashtu kërc, si indi që keni në majë të hundës.

Shkrirja e eshtrave ndodh në të gjithë trupin. Ju mund të vini re se ka një ose më shumë hapësira të buta midis kockave në kafkën e foshnjës tuaj.

Këto “pika të buta” madje mund të fryhen pak, por ato janë krejtësisht normale.

Zëvendësimi i kërcit me kockë të shkrirë fillon kur enët e vogla të gjakut – të quajtura kapilarë – dërgojnë gjak të pasur me lëndë ushqyese në osteoblastet, qelizat që formojnë kocka.

Osteoblastet krijojnë kockë që mbulon kërcin fillimisht dhe pastaj përfundimisht e zëvendëson atë. /Gazeta Shneta /

 

Artikulli paraprakRezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për drejtorë të gjashtë klinikave në QKUK
Artikulli i rradhës Si të përmirësoni shanset për të mbetur shtatzënë, listë e gjërave të nevojshme për të realizuar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.