Sesa është i rëndësishëm vaksinimi, e sidomos në këto kohë kur rastet janë rritur dukshëm, pulmologu Dr.Shpëtim Thaçi ka treguar imazhet e mushkërive te pacientët e vaksinuar dhe të pavaksinuar përmes RTG dhe ultrazërit, të realizuara gjatë ditës së sotme.
Përmes faqes zyrtare, Dr.Shpëtim Thaçi ka shfaqur imazhet e RTG-së dhe ultrazërit të mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet janë paraqitur sot me rtg pulmo ku pastaj iu është bere edhe ultrazëri”, ka shkruar ai.
Rikujtojmë se në 24 orët e fundit janë raportuar 58 raste të reja me Covid, kurse deri më sot janë administruar 388,073 doza të vaksinës anti covid.
Aktualisht, në vendin tonë janë 250 raste aktive./GazetaShneta/