Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rekomanduar mbajtjen e maskave në shkolla, pavarësisht statusit të vaksinimit.
Kjo pasi ndihmon në parandalimin e përhapjes së variantit Delta dhe gjithashtu mbrojtjen e shëndetit shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
“Në zonat me transmetim të konsiderueshëm, CDC rekomandon që personat e vaksinuar të mbajnë maska në ambiente të mbyllura për të parandaluar përhapjen e variantit Delta dhe mbrojtjen e të tjerëve”, tha drejtoresha e CDC-së Dr.Rochelle Walensky.
Së fundmi, CDC-ja inkurajon vaksinimin masiv për të parandaluar valën e radhës në zonat me transmetim të lartë, pasi vaksinimi në ShBA tani është mëse i nevojshëm./GazetaShneta/