Nëse një foto vlen sa një mijë fjalë, atëherë kjo fotografi e Kim Overton gjatë takimit të parë me vogëlushin, Oliver, disa minuta pasi ai erdhi në këtë botë nga nëna surrogate, është mjaft e mundur se çdo këngë dashurie është inspiruar nga ky moment.
Arritja e Oliverit ishte rezultat e punës së madhe të bërë për vite me radhë dhe thyerja e zemrës së Kimit, derisa ia arriti pas aventurës të bëhet një nënë beqare dhe e suksesshme, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Ky rrugëtim nisi para 11 vitesh, kur Kim u diagnostifikua me fibroid në mitër. Pesë vite pasi largoi fibroidët me anë të operacionit, Kim solli në jetë fëmijën e saj të parë, por pasiqë dëshironte pas pak vitesh të riniste një shtatëzani, ajo kuptoi që fibroidet janë rritur sërish në mitër. Pas çdo tentimi, kjo nënë këmbngulëse, nuk arrinte të mbes shtatëzënë për shkak se tashmë kishte arritur moshën 40 vjeçare dhe kishte problemin në mitër.
Por, aventura dhe këmbngulja e Kimit nuk përfundon me kaq. Ajo vendosi që fëmijën e saj të dytë ta bëj më ndihmën e një nëne surrogate. Këtë dëshirë ajo e arriti me ndihmën e vajzës së kushërirës së saj, që i ndihmoi me shumë qejf dhe dëshirë.
/Gazeta Shneta/