Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fotografi e rrallë e Dr. Izedin Osmanit, pediatri i parë nga Kosova

Jetë 21/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prof.dr. Izedin Osmani pasi kreu Fakultetin e Mjekësisë në Beograd në vitin 1952, Osmani një viti më vonë u inkuadrua në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, ku pas specializimit vazhdoi punën në Repartin e Pediatrisë.

Më vonë bëhet drejtori i parë shqiptar i këtij spitali, më 1967. Është meritë e tij që aty brenda një kohe u inkuadruan më shumë mjekë shqiptarë. Po ashtu në saje të përpjekjeve të tij shumë mjekë shqiptarë specializuan, për të dhënë pastaj kontributin e tyre nëpër qytetet e tjera të Kosovës. Fryti më i madh i punës së tij ishte angazhimi së bashku me disa mjekë të tjerë shqiptarë në hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në vitin shkollor 1969/70.

Në vitin 1976 mbrojti tezën e doktoraturës, për të fituar pastaj titullin e profesorit ordinar në lëndën e pediatrisë. Gjatë punës së tij ai botoi dhe publikoi doracakë profesionalë dhe punime të shumta shkencore dhe profesionale në vend (ish Jugosllavi) dhe jashtë vendit.

Ishte edhe mentor i shumë doktorantëve të shkencave mjekësore, koautor dhe recensent i shumë librave profesionalë. Me vendosjen e masave të dhunshme të regjimit serb, më 1990, u largua nga puna, por më 1992 vazhdoi punën e profesorit në Fakultetin e Mjekësisë në sistemin paralel të arsimit shqip.

Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, vazhdoi punën si mjek dhe si mësimdhënës në Klinikën e Pediatrisë deri në pensionim. Gjatë punës së tij shumëvjeçare u dekorua me mirënjohje dhe dekorata të shumta për punën e tij të palodhshme dhe për kontributin e dhënë në avancimin e shëndetësisë kosovare.

Izedin Osmani ka vdekur në prill të vitit 2011.

Artikulli paraprakE rrallë, ky fëmijë lindur me shtatë dhëmbë
Artikulli i rradhës U zgjua gjatë operacionit në zemër: E dëgjova sharrën që ma priste gjoksin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.