Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U zgjua gjatë operacionit në zemër: E dëgjova sharrën që ma priste gjoksin

Jetë 21/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që dikujt i vjen vetëdija gjatë ndërhyrjes kirurgjike nuk është diçka e re, e kjo është vetëm një ndër tregimet e pacientëve që me sy hapur veten derisa operoheshin.

Sidney William duhej ti nënshtrohej operacionit të hapur të zemrës, që kërkon prerje përgjatë gjithë gjoksit,

Para ndërhyrjes, Williams tregon se kirurgu i kishte thënë që gjasat për të mbijetuar i ka 50 me 50 përqind. I dhanë anestezion dhe pastaj u ndjeu si si po futej në gjumë.

Megjithatë, e zgjoi zhurma e sharrës me të cilin i ishte prerë gjoksi. U përpoq tu thoshte mjekëve se çfarë po ndodhte, por nuk i dilte zëri, pastaj u përpoq ta bënte këtë me shenja trupore, përsëri pas skuses.

Nuk mundi madje as të qante, për shkak të anestezionit nuk i punonin as gjëndrat e lotëve. I dëgjoi mjekët duke folur për gjendjen e zëmrës së tij, saktësisht se sa e kishte të dëmtuar.

Disa sekonda më vonë, ndjeu një valë të madhe dhimbjesh që i përshkonin zemrën, dhe u shokua kur e kuptoi se zemra nuk po i rrihte. Për këtë mjekët e përdorën aparaturën e elektro-shokut, e dhembja që ndjeu ishte më e tmerrshmja që e ka përjetuar ndonjëherë.

“Më kujtohet se si bërtisja e bërtisja, por kjo ndodhte vetë brenda kokës sime”, ka thënë Williams.

Ai e përshkoi këtë përvojë si “varrosjen e njeriut të gjallë”.

Por prej atëherë sheh ëndrra të tmerrshme gjatë natës.

Ky është vetëm një ndër shumë raste që kanë ndodhur viteve të fundit, ku pacientit i kthehet vetëdija gjatë operacionit, për shkak se nuk i është dhënë dozë e mjaftueshme e anestezionit.

Kjo ndodh për shkak të frikës që kanë mjekët se doza më e madhe mund të jetë e rrezikshme. /gazetametro.net

Artikulli paraprakFotografi e rrallë e Dr. Izedin Osmanit, pediatri i parë nga Kosova
Artikulli i rradhës Pse nënat duken më të bukura kur janë shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.