Fotografja e lindjeve, Selena Rollason, nga Brisbane, arriti të kapë momentin e forcës së lidhjes në mes Stephanie Angelicos dhe vajzës së saj Olivia, menjëherë pasi ajo lindi nëpërmjet prerjeje cezariane.
Gjesti u shqua gjithnjë e më shumë, thotë Selena, nga fakti që shumica e foshnjave nuk kanë ide se si të lidhen fizikisht me nënën e tyre kur lindin, transmeton Gazeta Shneta.
“Kontakti lëkurë-me-lëkurë i menjëhershëm me Olivian ishte moment i veçantë për mua”, deklaroi nëna 30-vjeçare.
Fotografja e lindjeve, Selena, tha se prej 100 lindjeve që kishte fotografuar e incizuar, asnjëherë nuk kishte parë diçka të tillë./Gazeta Shneta/