Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca gjobit 11 laboratorë farmaceutikë me 8 milionë euro për mungesë të barnave

Jetë 25/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Emra të mëdhenj të industrisë farmaceutike u akuzuan se nuk respektuan rregullat për të parandaluar mungesën e barnave.

Autoritetet franceze kanë vendosur gjoba financiare në vlerë prej 8 milionë eurosh për 11 laboratorë farmaceutikë për mosmbajtjen e një stoku sigurie katërmujore të barnave kryesore.

Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave (ANSM) mund të vendosë gjoba financiare në rast mospërputhjeje “për të garantuar aksesin në barna për pacientët” bazuar në një ligj të fundit, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Shneta.

Gjobat e mundshme për kompanitë që nuk e bëjnë këtë u rritën në vitin 2022.

Legjislacioni francez tani kërkon që laboratorët të mbajnë një rezervë minimale sigurie prej katër muajsh për barnat thelbësore për të siguruar furnizimin e tyre nëse ilaçet kanë qenë subjekt i mungesës në dy vitet e fundit.

Dënimet vijnë pasi agjencia nisi një fushatë për të monitoruar stoqet e 422 barnave kryesore.

Kjo nuk është hera e parë që AKSHM vendos gjoba financiare; vitin e kaluar laboratorët janë gjobitur me 560,000 euro, sipas agjencisë.

Agjencia tha gjithashtu se menaxhoi rreth 5,000 raporte të mungesës së barnave ose rreziqeve të mungesës në vitin 2023, një shifër që ishte gjashtë herë më e lartë se në 2018.

Ndërsa shkaqet e mungesës së barnave ndryshojnë nga vendi në vend, shumë vende janë ende të prekura.

Komisioni Evropian vitin e kaluar njoftoi një sërë masash për të parandaluar mungesat, duke përfshirë një mekanizëm solidariteti, në mënyrë që shtetet e BE-së që përballen me vështirësi në furnizim, të mund t’u kërkojnë vendeve të tjera ndihmë për të ndarë stoqet e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHaxhijaha kërkon që farmacistët klinikë të jenë prezent në spitalet publike dhe private
Artikulli i rradhës QKUK-ja njofton se ka rifilluar dhënie e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.