Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermani: Rritet ndjeshëm numri i duhanpirësve

Lajme 28/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i duhanpirësve të rëndë dhe personave të varur nga nikotina në Gjermani është rritur me gati 50 përqind gjatë dhjetë viteve të fundit.

Këto të dhëna, janë të bazuara sipas një raporti të publikuar nga kompania e sigurimeve shëndetësore Kaufmännische Krankenkasse (KKH), shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat tregojnë një rritje prej 47.5 përqind të personave të klasifikuar si duhanpirës të rëndë ose të varur nga duhani. Nga 1.66 milion anëtarë të siguruar në KKH, afro 118,000 janë identifikuar si duhanpirës të rëndë – një shifër që reflekton një trend shqetësues në shëndetin publik të vendit.

Më shqetësuese është lidhja e fortë mes duhanpirjes dhe sëmundjeve kronike. Në vitin 2023, 22.8 përqind e duhanpirësve të rëndë vuajtën gjithashtu nga sëmundja kronike obstruktive pulmonare (SPOK), një rritje krahasuar me 19.5 përqind një dekadë më parë. SPOK është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë dhe lidhet ngushtë me përdorimin e zgjatur të duhanit.

Sipas vlerësimeve të KKH, rreth gjashtë milion njerëz në Gjermani kanë marrë trajtim për varësinë nga duhani ose për simptomat e abstinencës gjatë vitit të kaluar.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e duhanpirjes, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe përdoruesve të produkteve të reja të duhanit si cigaret elektronike, paraqet një sfidë serioze për sistemin shëndetësor. Ata bëjnë thirrje për masa më të forta parandaluese, edukim publik dhe qasje më të lehtë në programet për lënien e duhanit.

Artikulli paraprakFranca i thotë “po” eutanazisë, mund të aplikohet tek pacientët me sëmundje të pashërueshme
Artikulli i rradhës Ish-kandidati për deputet i VV-së synon pozitën e drejtorit të spitalit të Vushtrrisë

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.