Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, rikthehet sërish në Senat

Lajme 01/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar projektligjin për vdekjen e asistuar, një nga nismat më të debatuara në vend, me 295 vota pro dhe 232 kundër, pavarësisht se ai ishte rrëzuar nga Senati në muajin janar.

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet, e cilësoi votimin si rezultat të një procesi disa vjeçar dhe një debati publik të zhvilluar me seriozitet dhe respekt.

Projektligji parashikon të drejtën për vdekje të asistuar për personat mbi 18 vjeç, shtetas ose rezidentë në Francë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme në fazë të avancuar ose terminale, me dhimbje të vazhdueshme që nuk mund të lehtësohen.

Një nga ndryshimet kryesore në versionin e fundit është se vuajtja vetëm psikologjike nuk do të jetë kriter për të përfituar nga kjo e drejtë. Gjithashtu, vetëm pacientët që nuk janë fizikisht në gjendje ta administrojnë vetë substancën do të mund të ndihmohen nga një mjek ose infermier.

Sipas projektligjit, një ekip profesionistësh shëndetësorë duhet të konfirmojë se pacienti plotëson të gjitha kriteret mjekësore dhe se kërkesa për vdekje të asistuar bëhet me vullnet të lirë.

Projektligji përfshin edhe një klauzolë ndërgjegjeje, e cila u jep të drejtë mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të refuzojnë pjesëmarrjen në këtë procedurë, por i obligon ata ta referojnë pacientin te një profesionist tjetër.

Nisma ishte propozuar fillimisht në vitin 2024 dhe ishte miratuar nga Asambleja Kombëtare në maj 2025, por u refuzua nga Senati në janar të këtij viti. Pas dështimit për arritjen e një kompromisi mes dy dhomave të Parlamentit, projektligji iu rikthye Asamblesë Kombëtare, e cila e miratoi sërish.

Tashmë ai do të rikthehet për shqyrtim në Senat. Nëse dy dhomat nuk arrijnë sërish një marrëveshje, Asambleja Kombëtare do të ketë fjalën përfundimtare për miratimin e ligjit.

Artikulli paraprakRinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës
Artikulli i rradhës Marrja e vaksinës kundër COVID-19 dhe gripit në të njëjtën ditë nuk rrit rrezikun e efekteve serioze anësore

Ju sugjerojmë

Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi

01/07/2026 Lajme

QKUK: Deri në 700 pacientë në ditë marrin shërbime në Klinikën e Biokimisë Mjekësore

01/07/2026 Lajme

Marrja e vaksinës kundër COVID-19 dhe gripit në të njëjtën ditë nuk rrit rrezikun e efekteve serioze anësore

01/07/2026 Lajme

Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

01/07/2026 Lajme

Nga sot rriten çmimet e biletave të transportit publik në Prishtinë

01/07/2026 Lajme

OBSH: Vala aktuale e të nxehtit në Evropë është vetëm një “provë” e asaj që pritet në të ardhmen

01/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.