Një studim i ri ka gjetur se marrja e vaksinës kundër COVID-19 dhe asaj kundër gripit gjatë të njëjtës vizitë nuk rrit rrezikun e efekteve serioze anësore, duke mbështetur sigurinë e administrimit të njëkohshëm të dy vaksinave.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore Annals of Internal Medicine, analizoi të dhënat shëndetësore të rreth 2.5 milionë veteranëve në Shtetet e Bashkuara.
Studiuesit krahasuan më shumë se 700 mijë persona që morën të dy vaksinat në të njëjtën ditë me rreth 1.8 milion që u vaksinuan vetëm kundër gripit.
Pjesëmarrësit u monitoruan për 90 ditë pas vaksinimit, ndërsa u vlerësuan 46 efekte të mundshme anësore, nga ato më të lehta deri te komplikimet serioze.
Rezultatet treguan se vaksinimi i njëkohshëm nuk shoqërohej me rritje të rrezikut për probleme të zemrës, çrregullime të koagulimit të gjakut, sëmundje neurologjike apo çrregullime të lidhura me sistemin imunitar.
Studimi përfshiu formulimet e përditësuara të vaksinave kundër COVID-19 të përdorura nga vjeshta e vitit 2022 deri në verën e vitit 2025.
Autorët theksojnë se gjetjet mbështesin sigurinë afatshkurtër të marrjes së vaksinës kundër COVID-19 dhe asaj kundër gripit gjatë së njëjtës vizitë dhe mund të shërbejnë si bazë për rekomandimet e ardhshme mbi vaksinimin./Gazeta Shneta/


