Franca po përjeton një rritje të dukshme të numrit të rasteve ditore.
Shkalla e përhapjes së virusit ka treguar se tashmë ka arritur në 12.8%, dyfish më shumë sesa ishte një muaj më parë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se që nga e hëna, rreth 1,539 pacientë të infektuar janë në kujdesin intensive.Sipas tyre, kjo po cilësohet si rekord i dytë i shënuar, pasi rekordi paraprak ishte më 27 maj që arrit në 1,500 pacientë.
Ndërkohë, kryeqyteti po veçohet si një ndër vendet më të rrezikuara nga virusi, pasi më shumë se 40% e shtretërve në kujdesin intensive janë me pacientë të infektuar.
Autoritetet zyrtare kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të diskutohen për masat e ardhshme që duhet ndërmarrë në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit./GazetaShneta/