Në 24 orët e fundit, Franca ka raportuar 111 viktima nga Covid-19.
Kjo shifër do del të jetë ndër më të lartat që nga raportimi i fundit më 1 qershor të këtij viti shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë në Francë konfirmoi se numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka arritur në 112,844.
Mes tjerash është bërë e ditur se Franca ka të hospitalizuar 1,953 qytetarë të infektuar me Covid në njësitë e kujdesit intensiv./GazetaShneta/