Frymëmarrja në grimca të imëta të ndotjes gjatë shtatzanisë mund të ndikojë negativisht në IQ të fëmijëve, sipas një analize të re të botuar në Environmental Research.
Studimi vlerësoi lidhjen midis ndotjes së ajrit dhe zhvillimit njohës midis fëmijëve dhe arriti në përfundimin se fëmijët e nënave që ishin të ekspozuar ndaj ndotjes nga qymyri, djegia e karburantit nga makinat dhe kamionit dhe pluhuri i ajrit gjatë shtatzanisë shënuan IQ më të ulët në testet e inteligjencës në krahasim me fëmijët të cilët nënat e tyre gjatë shtatzanisë kishin thithur ajër të pastër, transmeton Gazeta Shneta.
“Ndotja ose grimvat e imëta është studiuar më pak si një toksik i neuro-zhvillimit, kështuqë unë mendoj se kjo i bën veçanërisht interesante këto rezultate”, tha Katherine Karr, autore e hulumtimit.
Autorët zbuluan gjithashtu se ushqimi i mirë i nënave qetëson ndikimin e ndotjes së ajrit tek fëmijët. Gratë shtatzëna u kërkohet të hanë ushqime të pasura me folate, si perime me gjethe dhe gjithashtu janë të përshkruara vitamina prenatale si acidi folik.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se nëse gratë shtatzëna konsumonin më pak ushqime të pasura me folate dhe merrnin frymë në ajër të ndotur, fëmijët e tyre shënuan rreth 7 pikë më pak në testet e IQ-së, krahasuar me fëmijët, nënat e të cilëve ushqeheshin me mjaft folate dhe gjithashtu merrnin frymë në ajër të pastërt./GazetaShneta/