Forca e Sigurisë së Kosovës e ka vënë në gatishmëri “Batalionin e Mjekësisë” për situatën e krijuar me pandeminë Covid-19 në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga gjenerali Rrahman Rama, gjatë një takimi me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, transmeton Gazeta Shneta.
“Me gjeneralin Rrahman Rama biseduam rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19. Gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë. Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj në Facebook.
Ai ka thënë se MSH do ta përkrah FSK-në në fuqizimin e personelit mjekësor dhe me pajisje medicinale. /Gazeta Shneta/