Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se dy pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime për pacientët e dyshuar me COVID-19, ku janë konfirmuar 96 raste pozitive raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Tirana vazhdon të jetë destinacioni me më së shumti të prekur, vetem gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 51 raste. Duke vazhduar tutje me 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.
Lajm i mirë vie nga pacientët e shëruar, ku janë shëruar 48 qytetarë.
Aktualisht, në Shqipëri janë 1508 raste aktive me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës./GazetaShneta/