Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka njoftuar se ka marr vendim për të mbajtur grevë të enjten më 25 nëntor nëse Qeveria deri atëherë nuk i plotëson tri kërkesa.
FSSHK ka njoftuar se ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti, takim me ministrin Rifat Latifi si dhe përfshirjen e sindikatave në grupin punues për Projektligjin e Pagave nga ministri Xhelal Sfeçla, shkruan Gazeta Shneta.
“Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:
Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të Enjtën me datë 25.11.2021 të mbajë Grevë të Përgjithshme një ditore tetë (8) orëshe.
Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon:
1.Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
2.Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj
Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe
3.Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.
Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022.
FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.