Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk e mbështetur protestën e paralajmëruar nga Shoqata Sindikale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Shoqata Sindikale e QKUK-së ka paralajmëruar se të mërkurën, 21 shtator 2022, do të protestojnë para objektit të Qendrës Emergjente – por një gjë e tillë nuk është duke u mbështetur nga FSShK
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka brenda saj 54 shoqata sindikale me mbi 10.000 anëtar, ndërsa protesta e paralajmëruar nga Shoqata Sindikale e QKUK-së nuk është në koordinim me FSSHK-në”, thuhet në reagimin e federatës.
Në reagim thuhet se gjatë kësaj kohe kur Ligji për Paga është në proces që të filloj implementimi i tij, “FSSHK nuk e ka luksin dhe as kohën që të mirret me tekat e individëve dhe strategjitë e dobëta të matjes së ndikimit dhe përkrahjes së një shoqate sindikale, fushveprimi i së cilës nuk tejkalon oborrin e QKUK-së”.
Sipas tyre kjo protestë nuk është duke u përkrahur as nga punëtorët shëndetësor të QKUK-së.
“FSSHK beson se nuk fitohet mbështetja dhe as nuk ka mundësi që të rregullohen problemet e brendshme të shoqatave sindikale përmes aktiviteteve që kanë për qëllim matjet dhe testimet e mbështetjes, mirëpo me punë, angazhim dhe prioritete të cilat i tejkalojnë ato personale dhe që janë në të mirën e përgjithshme”, thuhet gjithashtu në reagim./Gazeta Shneta/
Sindikata e Shëndetësisë paralajmëron protestë simbolike para Qendrës Emergjente