Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK: Qeveria na gënjeu për kontratën kolektive, shëndetësia ka degraduar, po mbyllen shërbime

Lajme 03/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikalistët e shëndetësisë kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë deklaruar se janë gënjyer nga Qeveria për nënshkrimin e kontratës kolektive. Ata kanë thënë se Qeveria i ka sjellë punëtorët në gjendje të mjerueshme dhe po mbyllen shërbime sipas Statutit të SHSKUK-së.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka mbajtur sot një konferencë për media ku janë shprehur pakënaqësitë me menaxhimin e shëndetësisë dhe gjendjen e punëtorëve shëndetësorë, shkruan Gazeta Shneta.

Kryetarja e FSSHK-së Tevide Imeri ka thënë se Qeveria i ka sjellë punëtorët shëndetësorë në gjendje të mjerueshme.

“Kjo qeveri i ka sjellë punëtorët shëndetësorë në gjendje të mjerueshme. Nuk është shqetësim vetëm imi por i të gjithë anëtarësisë sonë”, ka deklaruar Imeri.

Ajo ka thënë se në takimet që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ky i fundit ishte zotuar se me dialog social do t’i zgjidhte kërkesat dhe nevojat e tyre.

“E di që mund të më kritikoni se kemi qenë të heshtur, por ky është vendi ynë dhe jemi munduar maksimalisht me i ruajt shërbimet për qytetarët. Me kryeministrin aktual jemi zotuar se do t’i hapim rrugë dialogut social por t’i zgjidh problemet me dialog dhe jo me mjete të organizimit sindikal. Ka pas zëra që më kanë kritikuar se jemi të ndikuar politikisht por kjo nuk qëndron dhe ne nuk jemi ndikuar asnjëherë nga asnjë parti as nga kjo në pushtet. Ministria e ka mbyllur dialogun social. Nuk duan me diskutu dhe jemi të përjashtuar nga cdo komision. Kontrata kolektive është shkëputur njëanëshëm dhe na kanë premtuar se do të fillojë e reja menjëherë”, ka thënë ajo.

Tutje Imeri ka deklaruar se FSSHK është gënjyer nga Qeveria.

“Kemi pasur takime me kryeministrin dhe ministrin dhe asnjëri nuk e ka kontestuar kontratën kolektive. Ne jemi të prirur t’iu besojmë institucioneve por nuk e kemi pritur se do të gënjehemi deri në këtë ditë. E kemi marr një përgjigje se do të bëhet kontratë e përgjithshme por as kjo nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Imeri.

Kryetarja e FSSHK-së ka thënë se tani iu janë mbyllur të gjitha rrugët e dialogut social dhe do të ndërmarrin masa tjera sindikale.

“Neve ministria na ka mbyllur rrugën për dialog social. Të gjitha veprimet po bëhen në mënyrë klandestine. Tani nuk kemi më hapësirë për dialog social dhe sigurisht se do t’i përdorim të gjitha mjetet, protesta, greva”, ka thënë Imeri.

Ajo ka deklaruar se konferenca e sotme nuk lidhet asgjë me zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt 2025, porse tani janë akumuluar ankesat e shumta nga punëtorët shëndetësorë.

Imeri ka folur edhe për inicimin e kushtetueshmërisë së Statutit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, në Gjykatën Kushtetuese përmes Avokatit të Popullit.

Ajo ka thënë se tashmë sipas këtij statuti kanë filluar të mbyllen shërbime sikurse reparti i Infektivës në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

“Ju e dini që para se të bëhet versioni i fundit i Statutit, unë kam qenë pjesë e grupit dhe i pat kaluar të gjitha fazat dhe konsideroj se ka qenë një statut i përgatitur mirë. Por më pas është bërë një statut në mënyrë të kontrabanduar sepse nuk e kemi dit se kush e ka punu. Është bërë në mënyrë jo transparente dhe ka ra ndesh me Ligjin për Shëndetësi dhe Kushtetutën. Janë prekur direkt interesat e qytetarëve. Shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese të sjell një vendim të merituar. Janë centralizuar shërbimet, tenderët, rekrutimi. Kanë insistuar në të gjitha format me plotësu-ndryshu, por unë mendoj që ky statut duhet të anulohet në tërësi”, ka deklaruar Imeri.

Imeri ka folur edhe për refuzimin e SHSKUK-së për t’i përfshirë sindikalistët në komisione. Ajo ka pretenduar se mos përfshirja e tyre po bëhet për të mundësuar keqpërdorimet me rekrutime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCOVID-19 ishte ndryshues i paradigmës për politikëbërjen shëndetësore në BE
Artikulli i rradhës Mbi 75% e fëmijëve nën katër vjeç në Evropë kalojnë shumë kohë para ekraneve elektronike

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.