Sipas një analize të re globale, tre në katër fëmijë të vegjël në Evropë kalojnë shumë kohë para ekranit dhe nuk kanë gjumë të mjaftueshëm dhe lëvizje të përditshme.
Sipas standardeve ndërkombëtare, fëmijët nën pesë vjeç duhet të kenë tre orë në ditë aktivitet fizik, duke përfshirë të paktën një orë stërvitje intensive, si dhe maksimumi një orë para ekranit dhe 10 deri në 13 orë gjumë shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Por në 33 vende globalisht, vetëm 14.3 për qind e fëmijëve tre dhe katër vjeç i përmbushin të gjitha këto standarde, sipas studimit të publikuar në “JAMA Pediatrics”, i cili përfshinte rreth 7,000 fëmijë.
Ndërsa 81 për qind flenë mjaftueshëm, vetëm 41,8 për qind përmbushin rekomandimet për kohën para ekranit dhe 49,2 për qind marrin mjaftueshëm aktivitet fizik.
Duke qenë se fëmijëria e hershme është një “dritare kritike e mundësive” për të krijuar zakone të shëndetshme, gjetjet kanë implikime serioze për “shëndetin dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës” të njerëzve në mbarë botën, sipas studiuesve të udhëhequr nga Universiteti i Wollongong në Australi.
“Është me të vërtetë e rëndësishme që të shikojmë shkallën në të cilën fëmijët po i përmbushin këto udhëzime nëpër vende të ndryshme”, tha Dr. Sarah Rose, një psikologe zhvillimore dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin e Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo dëshmi është ajo lloj gjëje që ne duhet të shpresojmë të sjellim ndonjë ndryshim për fëmijët”. /Gazeta Shneta/


