Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit gjatë ditës së sotme ku u zgjodh kryetare Tevide Imeri.
FSSHK në këtë njoftim ka bërë të ditur edhe emrat e dy nënkryetarëve, Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, ndërsa Naim Sahiti kryetar i Këshillit Drejtues, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë njoftim po ashtu bëhet e ditur se gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës.
Kujtojmë se këtë Kuvend e ka kundërshtuar Blerim Syla i cili madje ka deklaruar se ka ngritur kallëzim penal ndaj anëtarëve të komisionit zgjedhor si dhe disa punoënjsve tjerë të FSSHK-së, me pretendimet se ata kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në sindikatë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga FSSHK:
Me datë 29.04.2022 në ambientin e Hotel Venus-Prishtinë kanë vazhduar punimet e ndërprera të Kongresit të IV-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të datës 07 Prill 2022.Pas konstatimit të kuorumit të delegatëve kryesia e punës ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku është miratuar Statuti i FSSHK-së në parim me vërejtjet e dhëna nga delegatët, pas kësaj është vazhduar me përzgjedhjen e Komisioneve Punes: Verifikues, Komision Kandidues dhe Komisioni Zgjedhor .Pas verifikimi të delegatëve dhe përcaktimit të korumit të Kongresit zgjedhor me 111 vota për pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim për struktura udhëheqëse të FSSHK-së janë zgjedhur në këtë përbërje:
1.Kryetare të FSSHK-së Znj.Tevide Imeri
2.Nënkryetar të FSSHK-së Dr.Bajram Kryeziu
3.Nënkryetar të FSSHK-së Mr.Blerim Delija
- Kryetar të Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti
Kongresi i FSSHK-së mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të
pranishëm:
1.Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve
2.Rezoluta për Komitetin e Gruas
3.Rezoluta për Komitetin Rinor
Gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës ku më pas do të pasojnë aktivitetet
e parapara sipas planprogramit.