Placenta është një organ që zhvillohet në mitër gjatë shtatzënisë.Roli i saj është të sigurojë oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin dhe të largojë mbeturinat nga gjaku i fetusit.
Komplikimet që lidhen me placentën mund të jenë të dëmshme, si për nënën ashtu edhe për fetusin shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Placentë ndihmon në:
-transportimin e oksigjenit te fetusi;
-transportimin e glukozës, aminoacideve, acide yndryore, elektroliteve, vitaminave dhe ujit në fetus;
-prodhon hormone të nevojshme për fetusin;
-siguron imunitet pasiv ndaj fetusit;
Komplikimet që ndërlidhen me placentën
Placenta është një organ jetësor që kërkohet për të mbajtur jetën e fetusit.Kur ndodhin ndërlikimet, ato mund të jenë të rrezikshme si për jetën e nënës ashtu edhe atë të fetusit.
Komplikimet që mund të përfshihen janë:
-Placenta Accreta
Është një ndërlikim ku placenta rritet shumë thellë në mitër.Ky bashkim në mitër e bën të vështirë ndarjen e placentës nga muri i mitrës pas lindjes dhe mund të dërgojë në hemorragji pas lindjes.
-Placenta Previa
Kur placenta bashkohet në mitër dhe mbulon një pjesë të qafës së mitrës njihet si placenta previa.Simptoma kryesore e placentës previa është gjakderdhja vaginale në tremujorin e dytë ose të tretë, por shpesh, nuk ka simptoma para lindjes.
-Pamjaftueshmëria e placentës
Pamjaftueshmëria e placentës, e njohur gjithashtu si mungesa e placentës, është një ndërlikim ku placenta nuk arrin të mbështesë një fetus në zhvillim siç duhet.Gratë që përballen me hipertension, diabet, anemi dhe konsumojnë alkool janë në rrezik më të lartë për zhvillimin e pamjaftueshmërinë së placentës./GazetaShneta/