Kjo nënë flet me sinqeritet rreth lindjes së saj, se si doli jashtë kontrolli dhe konfuzionit e pikëllimit që ndjeu në muajt që pasuan, edhe pse kishte lindur një djalë të shëndetshëm, transmeton Gazeta Shneta.
“Epo, gjithçka që ka rëndësi është një nënë e shëndetshme dhe një fëmijë i shëndetshëm”.
Sa herë e kam dëgjuar këtë frazë pas lindjes? Sa herë më shtyen më thellë në kunfuzion dhe dyshim mbi vetvetën ndaj lindjes së djalit tim në këtë botë?
Lindja e fëmijës tim të parë la një shenjë të theksuar tek unë. Gjatë gjithë shtatzënisë time, unë kisha ëndërruar dhe planifikuar për ardhjen e tij.
“Neve na duhet t’ju fusim në lindje sa më shpejtë që të jetë e mundur, ose fëmija juaj do të lind me të meta. Në rregull.. meqë thoni kështu.
Duhet ta vendosim pitocinën, ose përndryshe do t’iu duhet të lindni me prerje cezariane. Në rregull.. meqë thoni kështu.
Bëra çfarëdo që mjekët më thanë dhe jam pishman për këtë.
E gjithë kjo panikë, i gjithë ky mundim nuk ishte asgjë tjetër vetëm jo-profesionalizim i mjekëve, i cili më dha një memorie traume, të cilën duhet ta kujtoj tërë jetën./Gazeta Shneta/


