Gërhitja gjatë gjumit, parandalimi dhe arsyeja e shfaqjes

2017-09-04 në ora 17:50

Përse disa persona gërhasin?
Nëse edhe ju gërhisni, mos u brengosni, sjeni të vetmit! Më shumë se gjysma e të rriturve në mbarë botën, gërhasin gjatë gjumit. Kjo dukuri ndodhë kur ajri qarkullon nëpër fytin tuaj gjatë frymëmarrjes në gjumë. Kjo bën që indet e relaksuara në fyt, të vibrojnë dhe të shkaktojnë tinguj irritues dhe të rëndë, që quhen gërhitje.

Gërhitja mund të prish gjumin tuaj, apo të partnerit. Edhe nëse nuk është duke iu shqetësuar juve shumë, kjo nuk është një gjendje që duhet injoruar. Në fakt, gërhitja shpesh herë mund të jetë ndonjë shenjë e problemeve shëndetësore, si:

  • Bllokim i rrugëve të frymëmarrjes
  • Obeziteti
  • Probleme me strukturën e gojës, hundës apo fytit
  • Mungesa e gjumit.

Në raste të tjera, gërhitja mund të shkaktohet thjeshtë nga fjetja në shpinë, apo pirja e alkoolit pak orë para se të flini.

 15 mënyra të largimit të gërhitjes:

Në disa raste gërhitjes, është e rëndësishme të bëni një vizitë tek doktori, për të marrë një trajtim mjekësore pas diagnostifikimit. Por, rastet kur gërhitja nuk ndërlidhet me probleme të thella shëndetësore mund të trajtohet me metoda shtëpiake.

  • Humbni peshën e tepërt, nëse jeni me mbipeshë
  • Flini në krahë, dhe jo në shpinë
  • Mbajeni kokën më lartë kur bini në gjumë
  • Përdorni pika për pastrimin e hundëve
  • Mjekoni alergjitë kronike, nëse keni ndonjë
  • Korrigjoni problemet strukturore në hundë
  • Limitojeni apo shmangeni alkoolin para gjumit
  • Shmangiuni qetësuesve para gjumit
  • Ndaloni pirjen e duhanit
  • Flini 7-8 orë brenda natës
  • Përdorni pastrues të ajrit të dhomës. /Gazeta Shneta/