Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gexha-Bunjaku, falenderon misionet e përkrahura për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të ndjeshme

Lajme 15/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

U.d. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, mori pjesë në amfiteatrin klinik të Pediatrisë me rastin e mbledhjes solemne të fillimit të misioneve tejet të rëndësishme për trajtimin e fëmijëve.

Gexha-Bunjaku, ka takuar përfaqësues të misioneve të përkrahura nga SHBA “Gift of Life International” dhe Holandës “Princess Maxima Hospital Holand”, duke shprehur falenderime të dy organizatave për kontributin e tyre në trajtimin e fëmijëve me sëmundje të lindura të zemrës dhe atyre me sëmundje malinje, përcjell Gazeta Shneta.

“Falë humanizmit të secilit nga ju, iu është kthyer buzëqeshja shumë voglushëve në Kosovë, dhe nuk ka dyshim që gjatë kësaj pune humane profesionistët tonë shëndetësorë kanë përfituar nga dituria dhe përvoja e profesionistëve shëndetësorë të ardhur në Kosovë”.

“Ne synojmë që këto kapacitete që ju po na i ofroni, ne do të i orientojmë në përgatitjen profesionale, por edhe në atë menaxheriale të profesionistëve tonë qoftë duke u trajnuar këtu apo edhe në institucionet shëndetësorë jashtë vendit”, ka thënë Dr. Gexha –Bunjaku.

Mes tjerash, ky mision ka për qëllim që gjatë këtyre shtate ditëve të trajtoj 28 fëmijë me sëmundjet e lindura te zemrës, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me sëmundje në Repartin hemato-onkologjik në Pediatri si dhe edukimin e personelit shëndetësor, thuhet në komunikatën e dhënë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPesë vjeçari nga Lipjani në koma, familja kërkon ndihmë për trajtimin e tij
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës vjen nga fronti i parë: Dr. Dafina Basholli, specialistja e mjekësisë emergjente në QKUK

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.