Kjo natyrisht është një nga vizitat më intime që ndodhë gjatë jetës së një vajze apo gruaje e sidomos ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin tuaj dhe të bebes kur ju jeni shtatzënë. Kjo vizitë e kryer me dorë nga mjeku gjinekolog, është vizita më intime që bëhet gjatë shtatzanisë. Jo të gjitha gratë shtatzëna e lejojnë me dëshirë këtë ekzaminim, sidomos në fillim të saj.
Për këtë arsye një vizitë vaginale mund të kryhet vetëm pasi ju jeni informuar me hollësi nga mjeku për llojin e vizitës, pasi ju është marrë leje dhe ju është thënë një arsye bindëse për të bërë këtë lloj vizite.
Fillimisht gratë shtatzënë duhet ta dijnë që kur mjeku e kërkon këtë lloj vizite, ka një arsye të mjaftueshme dhe se gjinekologu i di shumë mirë rastet kur kjo vizitë mund të dëmtojë shtatzaninë.
Zakonisht në kontrollin e parë vizita vaginale kryhet për disa arsye e ndër më të zakonshmet janë përpërcaktimin e shtatzënisë pra për të konfirmuar a jeni shtatzënë a jo. Kjo vizitë bëhet gjithashtu për vlerësimin e shtatzënisë, zbulimin e keqformimeve të aparatit gjenital të gruas, vlerësimin e sekrecioneve vaginale, kontrollin e qafës së mitrës e cila mund të sjellë probleme gjatë shtatzënisë si dhe përbërjen e Papa Testit.
Ka edhe raste të tjera kur vizita vaginale kryhet e kjo ndodhë zakonsht para kohës së lindjes për të përcaktuar gjendjen e rrezikut nga aborti dhe rrezikun e lindjes së parakohshme. Për të konfirmuar pamjaftueshmërinë e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë deri në fund, për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës para se të stimulohet artificialisht aktiviteti i lindjes në fund të shtatzënisë, për të vlerësuar pjesën paraqitëse të bebes para lindjes si dhe për të vlerësuar rrugët e lindjes.
Vizita vaginale nuk preferohet apo këshillohet vetëm në rastet kur keni pasur hemorragji para lindjes në shtatzanitë e mëparshme dhe kur ju kanë plasur membranat dhe ka rrjedhje ujrash, para se të fillojë aktiviteti i lindjes. / Gazeta Shneta