Një paciente është trajtuar suksesshëm nëpërmjet aparatit të laparaskopisë në Gjakovë.
Intervenimi është kryer në European Clinic nga ekipa e mjekëve në krye me gjinekologen Aida Kumnova.
Klinika ka njoftuar se pacientja është trajtuar me sukses dhe pa nevojë për ndërhyrje të hapur, pasi intervenimi është kryer me laparaskopi.
Gazeta Shneta më herët ka raportuar se si aparati i laparaskopisë nuk është duke funksionuar që 2 vite në Gjinekologji të QKUK-së.
Aparati i laparaskopisë mundëson që tek gratë të kryhen operacione të brendshme pa u hapur fare.
“Largimi i tumoreve adnexale me Laprascpy! Kenaqesi e veqante per stafin qe pacientet jane shume kenaqur me punen dhe suksesin ,falenderim per te gjithe!”, thuhet në njoftimin e klinikës. /Gazeta Shneta/