Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjakrrjedhja pas lindjes, pse ndodh?

Jetë 31/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është normale që pas lindjes tek secila grua të ketë rrjedhje nga mitra. Lohijet paraqiten pa marrë parasysh se a është kryer lindja me rrugë vaginale apo me prerje cezariane. Gjakrrjedhja mund të zgjasë te ndonjë grua një ose dy javë e te ndonjë tjetër edhe gjashtë javë.

Kjo gjakrrjedhje është vetëpastrim i mitrës dhe ndërpritet atëherë kur mitra kthehet në pozicionin që ka pasur përpara shtatzënisë.

Është krejtësisht normale që në ditët e para pas lindjes të dalin edhe koagula gjaku. Pra, nuk duhet të shqetësoheni për këtë gjë, sepse ato janë produkte të vogla të koncepcionit të cilat dalin me gjakrrjedhje. Gjaku mund të rrjedhë pandërprerë, por mund të del edhe si vrushkull kohë pas kohe.

Duhet ta keni parasysh se gjatë shtatzënisë sasia e gjakut në organizmin tuaj është rritur për 50%, kështu që organizmi juaj është i përgatitur për këtë gjakrrjedhje. Rreth gjysmë ore pas lindjes së bebes, placenta shkolitet nga mitra, por në vendin ku placenta ka qenë e ngjitur në mitër mbesin të hapura enët e gjakut të cilat vazhdojnë të gjakrrjedhjin.

Pasi që del placenta, mitra tkurret dhe kjo tkurrje e mitrës i mbyll këto enë të gjakut duke e zvogëluar sasinë e gjakut që del nga mitra. Nëse keni pasur epiziotomi ose çarje të perineumit, atëherë gjaku mund të rrjedhë edhe nga këto vende. Për këtë arsye menjëherë pas lindjes bëhet qepja e këtyre prerjeve ose çarjeve.

Për ta zvogëluar sasinë e gjakut që humbet pas lindjes, rekomandohet që menjëherë pas lindjes t’ju jepen 10 njësi oksitocinë në muskul. Përveç oksitocinës, sasia e gjakut që rrjedhë do të jetë akoma më e vogël nëse ju e mbani beben në gji, sepse gjatë gjidhënies organizmi juaj prodhon po këtë hormon (pra oksitocinën) i cili e nxjerr qumështin nga gjiri, por edhe e tkurrë mitrën (për këtë arsye ju keni ngërqe të barkut kur e ushqeni beben me gji!).

Ndonjëherë, kjo rrjedhje e gjakut është shumë e madhe dhe kjo gjendje quhet hemorragji postpartale.

Në javët e para pas lindjes nuk rekomandohet që të vendosni tampon, sepse në këtë mënyrë mund të favorizohet shfaqja e infeksionit për shkak të bllokimit të drenimit të mbetjeve indore të cilat dalin me gjakrrjedhje.

Në ditët e para gjakrrjedhja është me e shumtë dhe me ngjyrë të kuqe të çeltë, kurse me kalimin e ditëve ngjyra bëhet më e errtë dhe më vonë sekreti merr ngjyrë të verdhë derisa ndërpritet përfundimisht.

Pas lindjes rekomandohet që të mbani higjienën normale personale, që do të thotë të bëni dush së paku një herë në ditë me ujë të vakët, por mos përdorni shampon ose sapun të fortë.

Nëse keni pasur prerje (epiziotomi) ose çarje në perineum dhe është dashur që të qepet perineumi, atëherë përpiquni që perineumin ta mbani sa më terur dhe të mbani të brendshme pambuku të ziera e të hekurosura.

Pas lindjes fshikëza urinare është më pak e ndjeshme dhe ju mund të mos ndjeni nevojën për të urinuar edhe nëse ajo është e mbushur plot. Prandaj, rekomandohet që të shkoni për të urinuar më shpesh edhe nëse nuk ndjeni nevojën për të urinuar. Nëse fshikëza e urinës është e mbushur plot, atëherë favorizohet shfaqja e infeksionit, por fshikëza e mbushur e pengon tkurrjen e mitrës duke e favorizuar gjakrrjedhjen nga mitra.

Kur duhet të bëheni merak sa i përket gjakrrjedhjes pas lindjes?

• Nëse gjakrrjedhja ju është ndalur, por paraqitet sërish patjetër që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Ndonjëherë brenda në mitër mund të mbetet një copë e placentës e cila nuk ka dalë me gjakrrjedhje. Mos u bëni merak nëse për këtë gjë, sepse ka barna të cilat e tkurrin mitrën dhe e mundësojnë nxjerrjen e mbetjeve të placentës; shumë rrallë mund të ketë nevojë që këto mbetje të nxirren me instrumente – kjo procedurë quhet kiretazhë.

• Nëse gjakrrjedhja vazhdon edhe më gjatë se gjashtë javë është mirë që të konsultoheni me mjekun.

• Nëse ju duket se lohijet mbajnë erë të rëndë dhe nëse keni ethe dhe temperaturë duhet patjetër që të konsultoheni me mjekun.

• Nëse nuk e ndjeni veten mirë, nëse keni marramendje, kokëdhimbje ose rrahje të shpejta të zemrës. /Telegrafi/

Artikulli paraprakLindja e foshnjës nga incesti në Gjilan, babai: Ajo më ka provokuar
Artikulli i rradhës Katër gjërat që po ua prishin fytyrën e pastër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.