Zakonisht madhësia e gishtave zbulon një detaj të rëndësishëm për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.
Kështu, një studim australian ka treguar se njerëzit të cilët gishtin e unazës (gishti i katërt) e kanë më të madh në gjatësi se gishtin e mesëm, janë më të prirur për vuajnë nga osteoroporoza.
Ndërsa një tjetër studim nga Universiteti i Shkencës i Norvegjisë, ka treguar se kur gishti i dytë është më i vogël në gjatësi se gishtat e tjerë, atëherë është e mundshme të vuajnë nga autizmi.
Gjatësia e gishtave, sipas studiuesve, përcaktohet nga mjedisi në të cilin fetusi rritet dhe veçanërisht ekspozimi ndaj niveleve të testosteronit./Gazeta Metro/