Gjendet i gjallë fëmija 4-vjeçar i humbur dje në fshatin Mramor

2017-03-16 në ora 09:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni për kërkimin e fëmijës 4-vjeçar ka rezultuar me sukses.

Erion Gashi është gjetur sot rreth orës 10:20. Policia bënë të ditur se vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ju njoftojmë se më 15.03.2017 rreth orës 19:00 kemi pranuar informacionin se në lagjen Suteskë të fshatit Mramor, një fëmijë i moshës 4 vjeçare (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësite të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë,  kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit.

Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit,  i cili ka vazhduar edhe sot,  ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë ( në gjendje të mirë shëndetësore).