Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH dhe UNICEF, partneritet për shëndetin e fëmijëve

Lajme 16/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, me të cilin biseduan për partneritetin në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

“Brandao Co e ka vlerësuar lart partneritetin e gjatë midis UNICEF-it dhe MSh-së në Kosovë, duke vënë theksin në bashkëpunimin në fushën e përmirësimit të shëndetit të fëmijëve dhe procesin e mirë të imunizimit të tyre, në të cilin proces, UNICEF-i ndihmon MSh në prokurimin e vaksinave të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë kost-efektive dhe të sigurta”, thuhet nw njoftim.

Shefi i UNICEF-it përgëzoi Ministrinë edhe për Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2017-2020 për të cilën tha se është një dokument i fuqishëm për zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe u zotua për vazhdimin e partneritetit.

Ministri Rrahmani falënderoi UNICERF-in për përkrahjen e MSh-së dhe sektorit shëndetësor si në fushën e imunizimit, vizitave shtëpiake, ngritjen e kapaciteteve për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe theksoi se çështjet shëndetësore që lidhem me fëmijët, Ministria i trajton me prioritet të lartë.

Ministri dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë thanë se të dy institucionet janë gati të mbështesin planin vjetor të aktiviteteve me qëllim të realizimit të objektivit të përbashkët – shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.

Artikulli paraprakUshqimet që ju duhen për një ditë të ngarkuar pune
Artikulli i rradhës Gjendet i gjallë fëmija 4-vjeçar i humbur dje në fshatin Mramor

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.