Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Opozita kundër implementimit të Sigurimit Shëndetësor pa Sistem të Informimit

Lajme 16/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Partitë opozitare po e kundërshtojnë mbledhjen e premiumeve për Sigurimin Shëndetësor, edhe pas shtyrjes së afatit nga Qeveria për në korrik, duke arsyetuar se pa Sistem të Informimit do të ndodhin abuzime

Bujar Vitija

Para disa ditësh është mbajtur takimi i Këshillit Nacional për Sistemin e Informimit Shëndetësor, i kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Rrahmani e krahasoi këtë sistem me një epokë të re në shëndetësi, ndërsa kërkoi revidimin e Strategjisë duke ndjekur zhvillimet e reja teknologjike. Në takim u fol për ndryshimet në struktura të ndryshme shëndetësore, fazës së deritanishme të pilotimit të këtij sistemi në institucionet shëndetësore të rreth një të tretës së territorit të Kosovës dhe ndihmesën që ky sistem mund t’i hap edhe sistemit të sigurimeve shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.

Por aty nuk u dha ndonjë datë e caktuar se kur do të funksionalizohet plotësisht SISH-i. Deri më tani MSH-ja ka nënshkruar kontratë me 6 komuna pilot (Prishtina, Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Dragashi), për pagesën e bazuar në kapitacion sipas performancës, skemë kjo e cila nga viti tjetër planifikohet të zgjerohet edhe me shumicën e komunave të tjera, prej të cilave kontrata, komunat përfitojnë nga 2.4 euro për çdo pacient që e regjistrojnë në Sistemin e Informimit Shëndetësor, sipas kritereve të caktuara.

Mbledhja e premiumeve për Sigurimin Shëndetësor pritet të fillojë në korrik të këtij viti, pas shtyrjes së afatit nga Qeveria.

Por opozita po e kundërshton mbledhjen e premiumeve dhe fillimin e implementimit të Sigurimit Shëndetësor, pa e funksionalizuar Sistemin e Informimit Shëndetësor.

Madje në Kuvendin e Kosovës është miratuar edhe një rezolutë ku kërkohet një gjë e tillë.

Dejona Mihali, koordinatore në Lëvizjen Vetëvendosje, ka deklaruar se partia e saj do të kundërshtojë mbledhjen e premiumeve pa filluar Sistemi i Informimit.

“Ky do të ishte dëmi më i madh për të gjithë sektorin e shëndetësisë por mbi të gjitha do të ishte një dëm marramendës ekonomik për çdo familje në Kosovë dhe një rrezik i vazhdueshëm për sigurinë e shëndetit. Nga ana tjetër vetëm duke e pasur këtë sistem sektori publik nis të bëhet sadopak i mbrojtur nga abuzimet”, ka deklaruar Mihali.

Ajo thotë se tashmë kanë marr konfirmim nga Auditori i Përgjithshëm, se kanë filluar auditimin e fondeve që janë ndarë për SISH-in, ashtu siç kërkohet edhe në rezolutën e miratuar.

“Pa këtë sistem nuk mund të ketë sistem të sigurimeve shëndetësore dhe as mbledhje të premiumeve sepse pa të nuk mund të kemi asnjë shërbim apo licencim të standardizuar e po ashtu as bazë të dhënash të vlefshme”, konsideron Mihali.

Ajo shton se me SISH eliminohet edhe rreziku i çdo abuzimi eventual, pasi aty do të përfshihet i gjithë regjistri i mjekëve dhe çdo punonjësi shëndetësor i licencuar nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor, sipas ligjit në fuqi, si dhe në këtë sistem do të dukej kartela e secilit pacient dhe çdo rekomandim i profesionistët mjekësor qoftë në sektorin publik qoftë në atë privat.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se ndër kushtet që Ministria e Shëndetësisë duhet t’i plotësojë para se të fillojë me sigurimin shëndetësor, është Sistemi i Informimit.

Deputetja Time Kadriaj thotë se MSH-ja nuk e ka ende as listën e shërbimeve dhe çmimeve, sa do të kushtojë në sektorin publik e sa në atë privat.

“Prandaj ne e kemi kundërshtuar edhe mbledhjen e premiumeve në janar të këtij viti sepse është absurde që qytetarët me fillu me pagu e mos me marr shërbime”, ka deklaruar Kadriaj.

Ajo shton se kjo punë nuk është e lehtë, por Qeveria mund të marr modele nga shtetet si Maqedonia apo Turqia.

“Përpos deklaratave boshe që po japin nga Ministria e Shëndetësisë, ende jemi larg realizimit të këtij synimi që me implementu Ligjin për Sigurime Shëndetësore”, konsideron deputetja.

Ajo ka shtuar se po ashtu duhet të punohet edhe në kompletimin e infrastrukturës në Qendrat spitalore, kompletimi me rezonanca, me CT-ja dhe të gjitha aparaturat që ka nevojë në mënyrë që qytetarët me sigurime shëndetësore t’i marrin shërbimet. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakGjendet i gjallë fëmija 4-vjeçar i humbur dje në fshatin Mramor
Artikulli i rradhës Pse duhet t’i kontrolloni këmbët e foshnjave nëse qajnë pa ndonjë arsye!

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.