Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjendja e anginës mund të ndikohet nga moti dhe temperaturat e larta të verës

Jetë 15/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
goditje ne zemer
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas shoqatës, British Heart Foundation (BHF), nxehtësia mund të ketë një efekt negativ në zemër.

Kjo është për shkak se trupi do të punojë më shumë për të mbajtur një nivel “normal” të temperaturës bazë, duke bërë tendosje shtesë në organe. “Kjo do të thotë që ju mund të jeni në rrezik më të madh nëse keni një sëmundje të zemrës”.

Njerëzit që jetojnë me anginë janë ndër ata që mund të preken nga gjendja e temperaturave të larta, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Angina është dhimbje gjoksi, e cila ndodh kur ka një ulje të qarkullimit të gjakut në muskujt e zemrës.

Edhe pse zakonisht nuk është një gjendje fatale, është një tregues që ju jeni të prekshëm ndaj një ataku në zemër ose goditje në tru.

Shumë të sëmurë nga angina do të përdorin barin të ashtuquajtur gliceril trinitrate (GTN), për ta trajtuar atë.

NHS rreth barit u shpreh se: “Mund të ndihmojë në ndalimin e dhimbjes së gjoksit nëse një sulm i anginës tashmë ka filluar”.

Megjithatë, ata që përdorin barin gliceril trinitrate duhet të kenë “kujdes shtesë” në vapë.

“Nëse përdorni sprejin gliceril trinitrate për të kontrolluar anginë, duhet të keni kujdes të shtuar në mot të nxehtë”.

“Spraji gliceril trinitrate mund të zgjerojë shpejt enët e gjakut, gjë që bën që presioni i gjakut të bjerë papritur dhe mund të ndiheni si në gjendje të fikët.”

Temperaturat e larta mund të jenë gjithashtu të rrezikshme nëse keni dështim të zemrës – që do të thotë se zemra juaj nuk pompon gjakun rreth trupit tuaj ashtu siç duhet.

Për t’u kujdesur për zemrën tuaj në mot të nxehtë, British Heart Foundation, thotë se pirja e shumë lëngjeve do të “ndalojë presionin tuaj të gjakut që të bjerë shumë”.

Gjithashtu ju rekomandon:

– Shmangni pirjen e shumtë të pijeve alkoolike.

– Shijoni ushqimet e ftohta, si sallatat dhe frutat.

– Mundohuni ta mbani shtëpinë tuaj të freskët kur qëndroni brenda.

– Kaloni kohë në pjesën më të lezetshme të shtëpisë tuaj, veçanërisht për të fjetur.

– Vishni rroba të lehta dhe të lirshme.

– Qëndroni larg diellit në pjesën më të nxehtë të ditës midis orës 11:00 dhe 15:00.

– Shmangni ushtrimet fizike ekstreme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLatifi nuk i ‘zbret’ aeroplanit, brenda një muaji udhëton dy herë në Austri
Artikulli i rradhës Pse disa njerëz vuajnë më shumë nga COVID-19 se të tjerët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.