794 viktima nga Covid janë regjistruar sot në Poloni. Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, vendi ka raportuar një ndër shifrat më të larta në valën e katërt të pandemisë.
Rritja e rasteve të infektimit dhe viktimave po del të jetë si rezultat i grumbullimit për festat e fundvitit shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Në mesin e tyre, më shumë se 75 për qind ishin të pavaksinuar, tha Waldemar Kraska.
Polonia ka përjetuar një shkallë të lartë të rasteve ditore, megjithëse varianti Omicron ende nuk është bërë dominues.
Vetëm gjatë kësaj dite, Polonia raportoi 15,571 infeksione të reja me Covid./Gazeta Shneta/