Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjendje skandaloze, mbyllet salla e operacionit në Ortopedi të QKUK-së

Lajme 05/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Salla e operacionit në Klinikën e Ortopedisë është mbyllur për shkak të gjendjes skandaloze në të cilën është aktualisht.

Gazeta Shneta ka siguruar fotografi nga brenda hapësirave të sallës së operacionit në këtë klinikë ku shihet gjendja e rëndë e mureve të kalbura nga lagështia. Për këtë gjendje QKUK ishte alarmuar edhe më herët nga mjekët e klinikës por nuk është ndërmarr asgjë.

Gazeta ka mësuar se salla është mbyllur nga Inspektorati Sanitar. Drejtori i Klinikës Dr. Arber Tolaj nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës në telefon, ndërsa QKUK ende nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara në adresën elektronike.

Për shkak të kësaj gjendje është anuluar edhe programi operativ ku si pasojë do të ketë pritjen e dhjetëra pacientëve deri në rikthimin e sallës. Llogaritet që rreth 10 operacione në ditë kryhen nga ortopedët.

Ndërkaq QKUK gjatë ditës së djeshme ka hapur një thirrje për kontratë për renovimin e sallës me vlerë afër 10 mijë euro. Në dosjen e tenderit kërkohet që punët të kryhen brenda 15 ditëve.

“Duhet pasur parasysh qe vendi i kryerjes se punimeve jane sallat e operacionit dhe natyra e punes eshte e ndjeshme. Kompania duhet te jete serioze, te kryje punen ne menyre profesionale, shpejte dhe me kualitet te larte per shkak te krijimit te kushteve sanitare te pershtatshme per operacione. Kerkohet qe OE te deklarohet se per shkak te emergjencave punimet do te kryhen brenda 15 diteve kalendarike”, thuhet në dosjen e tenderit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi, 5 nëntor 2019
Artikulli i rradhës 12 javë shtatzënë: Ndryshimet që duhet t’i prisni

Ju sugjerojmë

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.