Sipas statistikave, rreth 10 nga çdo 100 gra në SHBA kanë probleme me shtatzaninë. Trupi i njeriut vepron në mënyra misterioze kur bëhet fjalë për krijimin e një jete të re, dhe ka edhe faktorë të caktuar që mund të ndikojnë në gjasat e konceptimit të cilat gjithashtu mund të jenë një mister. Ndonjëherë, gjërat më të parëndësishme mund të ulin pjellorinë dhe prishin shanset për të mbetur shtatzënë.
Ushtrimet e tepërta
Ndërsa ushtrimet mund të forcojnë pjellorinë, veçanërisht në mesin e grave me mbipesha, shumë ushtrime mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Mjekët sugjerojnë që stërvitjet intensive dhe të tepërta mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve dhe të ndërhyjnë në ciklin mesntrual.
Nivele të larta stresi
Lidhja e saktë midis infertilitetit dhe stresit është ende e panjohur, por shumë studiues dolën në përfundimin se shqetësimi psikologjik dhe ankthi ndikojnë në shanset për të mbetur shtatzënë. Disa gra mund të preken më shumë nga stresi se sa të tjerat.
Mosha
Numri i vezëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj përcaktohet kur të lindet. Vezët plakin dhe përkeqësohen në cilësi ndërsa një grua plaket. Në të 20-tat, një grua ka një shans 25-30% të mbetet shtatzënë çdo muaj. Ky probabilitet ulet në 5% deri në moshën 40 vjeçare.
Si të rrisni pjellorinë
Praktikoni joga
Joga nuk është vetëm një mënyrë e shkëlqyeshme për të qëndruar aktiv pa ushtruar më shumë por gjithashtu mund të jetë e efekteshme prë gratë që luftojnë më shtatzaninë. Disa poza të joga rritin rrjedhën e gjakut në legen dhe përmirësojnë punën e sistemit endokrin.
Kini kujdes me produktet që përdorni në zonën vaginale
Disa produkte mund të ndikojnë në nivelin e pH të vaginës së një gruaje dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për të mbetur shtatzënë.
Hani ushqime të shumëlojshme dhe të ekuilibruara
Përveç ndjekjes së rregullave themelore të ngrënies, si konsumimi i shumë fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme dhe qëndrimi larg ushqimit të hedhurinave, kushtojini vëmendje produkteve që mund të diversifikojnë menunë tuaj dhe të forcojnë atë me vitaminat dhe mineralet e nevojshme. /GazetaShneta/