Një lidhje e ngushtë midis jush dhe foshnjës tuaj është formuar shumë më herët sesa mund të mendoni. Sipas një studimi të Shkencës Psikologjike, një fetus mund të kuptojë gjendjen psikologjike të nënës. Foshnjat e palindura marrin sinjale përmes trupit tuaj, kështu që është detyra juaj të jepni gjëra pozitive.
Ushqimet e ëmbëla
Foshnjat fillojnë të dallojnë aromat e ndryshme në javën 13-25 të shtatzanisë. Lëngu juaj amniotik shijon si ushqimin që hani dhe foshnjat e gëlltisin atë dhe mësohen me shije të ndryshme.
Banjot e ngrohta
Kur foshnjat janë mjaft të mëdha për t’u shtypur drejt lëkurës së barkut të nënës ata mund të ndiejnë ndryshimet e temperaturës. Kjo është arsyeja pse një banjë e nxehtë u sjell atyre shqetësime dhe mund të jetë e rrezikshme. Përkundrazi një banjë e ngrohtë ju bën juve dhe foshnjën më të qetë.
Fërkimi i barkut
Receptorët prekës të fëmijës tuaj fillojnë të zhvillohen rreth javës 8 dhe rreth 20 javë bebet janë mjaft të mëdha për të ndjerë prekjen tuaj dhe nga jashtë. Gjatë kësaj periudhe, ata mund të gëzojnë gërvishje të buta barku.
Dëgjojnë zërat tuaj
Në javët 25-26, foshnjat fillojnë të përgjigjen ndaj zhurmave që zhvillohen jashtë mitrës. Dhe pasiqë zëri juaj është më i qartë se i çdo kujtë ato e njohin atë. Gjithashtu ky zë iu sjell atyre rehati, siguri dhe sinjjal se gjithçka është në rregull. /GazetaShneta/

