Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjërat që s’duhet t’i bëni pasi të keni ngrënë

Jetë 11/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ngrënia e një drekë apo darkë me familjen dhe shoqërinë, shpesh kthehet në një gosti që nuk ka fund. Ka njerëz që preferojnë që në fund të një vakti të pijnë një çaj, të hanë fruta, ëmbëlsira apo të bëjnë një sy gjumë.

Të gjithë ne e dimë sa i parezistueshëm është gjumi pasi kemi ngrënë. Por a është i mirë për shëndetin gjumi pas ushqimit?

Këto e të tjera gabime që nuk duhet t’i bëni pas ushqimit, do t’i zbuloni duke lexuar më poshtë në këtë artikull:

Gjumi pas ushqimit – tingëllon si një ide e shkëlqyer, por një gjë e tillë provokon fryrjen, urthin dhe parehatinë.

Studimet këshillojnë se njerëzit duhet të presin të paktën 30 minuta përpara se të pushojnë pas ushqimit. Në këtë mënyrë, ata janë më pak të rrezikuar nga ishemia.

Çaji – është i pasur me tanina, por këto substanca ndikojnë në përthithjen e hekurit në gjak.

Ekspertët rekomandojnë shmangien e çajit për të paktën një orë para apo pas vaktit.

Frutat – janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ato duhet të konsumohen shpesh. Megjithatë, përmbajtja e lartë e sheqerit nënkupton më shumë kalori.

Ngrenia e më shumë se 100 gramë fruta në ditë mund të nxisë shtimin në peshë. Kjo do të thotë se shmangia e frutave pas vaktit mund t’ju ndihmojë të ruani peshën. Gjithsesi kujdes me sasinë.

Ecja – Ka njerëz që besojnë se ecja pas një vakti i bën mirë organizmit. Kjo ide është pjesërisht e saktë. Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të presin të paktën gjysëm ore që të dalin për ecje pas një vakti.

Ecja duhet të zgjasë rreth 10 minuta që të shmangni urthin dhe problemin me tretjen.

Dushi – pas një vakti është një ide e gabuar sepse e gjithë energjia dhe qarkullimi i gjakut është i përqendruar tek stomaku dhe zorrët.

Nëse bëni dush pas vaktit, trupi do të çorientohet pasi do të ‘urdhërojë’ gjakun që të qarkullojë drejt gjymtyrëve për të ruajtur temperaturën.

Kësisoj tretja nuk do të jetë në nivelet e duhura dhe do të keni çrregullime.

Artikulli paraprakKjo është festa madhështore që Almeda bëri për lindjen e djalit
Artikulli i rradhës Berisha tregon si i ndihmoi mjekët e urgjencës për t’ia shpëtuar jetën futbollistit të lënduar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.