Pesë ditë më parë, aktorët e njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë.
Almeda solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Efehan dhe çifti u shpreh tepër i lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushit.
Kudo u përhapën fotot e Almedës dhe Tolganahit teksa merrnin të birin në shtëpi, ndërsa vetë Almeda ka ndarë pak më parë në profilin e saj në Instagram pamje nga pritja madhështore që i bënë të voglit.
Në fotot e publikuara shohim se torta dhe çdo detaj tjetër i përgatitur për festën mban figurën e një elefanti, ndërsa çdo ëmbëlsirë ka të shkruar emrin e vogëlushit.