Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka njoftuar se 1.3 milionë doza të vaksinës anti covid nga kompania Pfizer dhe BioNTech do të shpërndahen deri në fund të vitit 2020.
Javën e kaluar, Spahn deklaroi se çdo i dyti person që ndërron jetë si pasojë e Covid-19 është mbi moshën 80 vjeçare shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Andaj, aplikimi i vaksinës anti covid do të fillojë nga mosha mbi 80 vjeçare.
Ndërkohë, Spahn bëri të ditur se deri në verën e 2021 pritet që të gjithë qytetarët të marrin vaksinën anti covid./GazetaShneta/