Kancelarja Angela Merkel tha të hënën se qeveria gjermane po rishikon mundësinë e relaksimit të masave për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi të hënën për një mbyllje të plotë duke filluar nga mbrëmja e 29 prillit, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e një shpërthimi të ri të koronavirusit.
Duke folur pas bisedimeve me kryeministrat rajonalë të 16 shteteve të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel tha se njerëzit që kanë marrë të dy dozat të vaksinës duhet “qartë” të lejohen të vizitojnë parukeritë ose të hyjnë në një dyqan pa pasur nevojë të tregojnë një test negativ të koronavirusit dhe të përjashtohen nga karantinimi pas kontaktit të ngushtë me një person të infektuar, shkruan The Guardian transmeton Gazeta Shneta.
E njëjta gjë do të vlente për njerëzit që janë rikuperuar nga një infeksion koronavirusi, për shembull duke treguar një test pozitiv PCR që është të paktën 28 ditë i vjetër.
Qeveria do të përgatisë një dekret që përcakton propozimet që paralajmëron kancelarja Merkel në një konference shtypi në Berlin, e cila më pas do të diskutohet në parlament.
Vetëm 7% e popullsisë deri më tani ka marrë të dyja dozat e një vaksine Covid në Gjermani dhe rreth 23% kanë pasur dozën e tyre të parë, por ritmi i vaksinimit po përshpejtohet pasi zyrat e mjekëve po furnizohen me më shumë vaksina.
Në anën tjetër, kemi shtetin turk në krye me Presidenti Rexhep Tajip Erdogan që njoftoi këtë të hënën për një mbyllje të plotë duke filluar nga mbrëmja e 29 prillit, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e një shpërthimi të ri të koronavirusit.
Infeksionet e reja ditore në Turqi kishin arritur kulmin mbi 63.000 vetëm me datën 16 prill përpara se të binin ndjeshëm në nivelin nën 39.000 të dielën.
Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdoğan tha se bllokimi do të zgjasë deri me 17 maj, në kontrast me mbylljet e mëparshme të fundjavës dhe orarin e ndalimit lokal.
Erdoğan shtoi se udhëtimi brenda qyteteve do të kufizohet gjithashtu dhe transporti publik do të funksionojë me kapacitet 50%.
Në këto masa të reja, do të mbyllen edhe shkollat derisa të përfundojë bllokimi, ndërsa sektorët e prodhimit dhe ushqimit do të përjashtohen nga kufizimet. /Gazeta Shneta/